Me një ligj të ri qeveria maqedonase, do ta mbrojë prodhimtarinë vendase të tekstilit nga importet Kineze. Strategjia është në përgatitje e sipër
Prioritet i afaristëve që kanë kompani prodhuese të tesktilit duhet të jenë produktet cilësore , është porosia e Qeverisë së Maqedonisë në tribunën e mbajtur "Sfidat e zhvillimit të industrisë tekstile në Republikën e Maqedonisë".
"Të shkojmë pak më lartë, prodhime më moderne nëpërmjet dizajnimit të prodhimeve", deklaroi Nikolina Trajanovska nga Ministria e ekonomisë.
Afaristët thonë se u është e nevojshme një ndihmë konkrete nga shteti dhe jo mbajtja e konferencave të ndryshme. Ata ankohen se nëse vazhdon importi agresiv i prodhimeve kineze, një pjesë e kompanive vendase që meren me prodhimin e produkteve të tesktilit do të mbyllen.
"Kjo që deri më tash e kam dëgjuar, ëshët vetëm humbje kohe. Neve nuk na duhet që dikush të na mbajë ligjërata, ne e dijmë lekcionin për prodhimtari. Nga ana e shtetit duhet të ketë ndonjë stimul për eksportë", tha Ilija Kamçev, pronar i "Orka"-së.
Vitin e kaluar importi I tekstilit ka qenë 6 milion dollarë, kurse u eksportua mall në vlerë prej 2 milion dollarësh. Në industrinë e tekstilit në Maqedoni punojnë 37.000 të punësuar, kurse 90 % i takon "lon" prodhimtarisë.
Afaristët turk duan që të investojnë në prodhimtarinë e tekstilit në Maqedoni, që prej këtu pastaj të eksportojnë pa kuota në Amerikë
Kompanitë turke janë të interesuara që të investojnë në sektorin energjetik dhe atë të tekstilit. Mundësitë për investime në Maqedoni u prezantuan para 20 afaristëve turk nga ana e përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Kushtet për investim në Maqedoni, afaristëve turq ua prezentoi Igor Çuçkov nga Agjencioni "Mak Invest" i cili si përparësi i tregoi përfitimet fiskale, fuqia e lirë punëtore si dhe infrastruktura e mirë.
Për turqit industria e tekstilit është degë më me interes për shkak të fuqisë së lirë punëtore dhe kuotat eksportuese të Maqedonisë.
"Këtu duhet të potencohen kuotat në lidhje me biznesin me Amerikën. Me kuotat ne kemi kufizime. Kur kompanitë turke do të investonin në Maqedoni, në këtë mënyrë do të liroheshin nga kuotat", tha Duru Çivçi nga Turqia.
Afaristët turk u interesuan edhe për investime në energjetik.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e ekonomisë, Zoran Manevski i prezentoi projektet në të cilat punon Maqedonia në sektorin energjetik, veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese. Ai theksoi tenderat e shpallura për ndërtimin e hidrocentraleve Çerben dhe Galishtë, tenderin për privatizimin e TEC Negotinës, tenderin për ndërtimin e 60 hidrocentraleve të vogla, kurse paralajmëroi shpalljen e tendereve për ndërtimin edhe të hidrocentraleve tjera.
Turqia është një ndër partnerët më të mëdhenj tregtar i Maqedonisë. Deri më tash ka të investuar rreth 20 milion dollarë në Maqedoni. Ndër investimet më të mëdha është Qendra tregtare Ramstor në Shkup dhe Tetovë.