Mustafa Yardimçi, pronar i kompanisë “Yardimci”
Kompania turke "Yardimci pritet të ndërtojë një fabrikë për qumësht në Maqedoni dhe për momentin po kërkon një vend të përshtatshëm për ndërtimin e fabrikës.
Përfaqësues të kompanisë "Yardimci", nga qyteti turk Edrene, do të investojë pesë deri në gjashtë milion dollarë në ndërtimin e një kompleksi të integruar për qumësht, e cila do të përfshinte fabrikë për qumësht dhe prodhime të qumështit, por edhe tokë dhe kafshë në pronësi të tyre. Këtë e deklaroi Mustafa Yardimçi, pronar i kompanisë "Yardimci", e cila njëkohësisht është anëtare e Bordit të TOOV (Unionit të odave ekonomike dhe bursave të mallrave në Turqi).
"Planifikoj që të investojë në kapacitete të integruara. Një pjesë prej saj do të ishte prodhimi i kulturave bujqësore, pjesa tjetër do të ishte blegtori dhe pjesa e tretë prodhimtaria", shpjegoi Yardimci.
Mustafa Yardimçi tha se për momentin kompania e tij kryen hulumtime për investime. "Për momentin jemi në kërkim të lokacionit, kurse sipas informacioneve që kam, Maqedonia lindore do të ishte më e mirë për blerjen e tokës", -thotë ai.
Sipas tij vetëm fabrika dhe hapësira e mbyllur e kapacitetit të fabrikës kërkon rreth 5.000 metër katrorë. Ajo që e ka shtyrë të investojë është se në Maqedoni ka tatime të ulëta, por problem janë kontributet e larta që paguhen për të punësuarit.
"Yardimci" është një ndër kompanitë më të mëdha në qytetin Edrene. Ka disa filiale nëpër Turqi. Merret me prodhimin e qumështit dhe prodhimeve tjera të qumështit si dhe prodhime tjera bujqësore.